Lajm i mirë për Italinë, shërohet mjeku i infektuar me koronavirus

0
Gjigandi

Mediat italiane janë duke bërë përditësime të vazhdueshme lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Përditësimet më të fundit të drejtpërdrejta të së hënës 24 shkurt njoftojnë se momentalisht numri i viktimave ka shkuar në 7 dhe zyrtarisht njihen 230 raste të personave të infektuar.

230 raste janë shënuar në Lombardi, Veneto, Emilia-Romagna, Lazio dhe Piemonte.

Mbi 50,000 njerëz janë mbyllur në karantinë me urdhër të qeverisë.

Shkollat ​​në rajone të shumta janë mbyllur.

RonaTyra

Dhe po ashtu kujtojmë se janë anuluar edhe një sërë eventesh sportive dhe kulturore.

Por më në fund vjen edhe një lajm shumë i mirë. Një mjek i Poliklinikës së Milanos i cili u diagnostikua me Covid-19 është shëruar plotësisht dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Deklarata e tij:

Jam shumë mirë, më e keqja tashmë ka kaluar. Shpresoj se gjithçka do shkojë mirë”.

Sipas asaj që mëson ‘AdnKronos Salute’ këto ishin fjalët e dermatologut 50-vjeçar të Poliklinikës së Milanos, i cili rezultoi pozitiv ndaj Coronavirus dhe u shtrua në spitalin e Sacco.

Ai shtoi më tej:

Kur ndjeva simptomat e para, menjëherë pasi u ktheva nga një kongres në Gjermani, shkova në Sacco sepse kuptova menjëherë që ishte diçka më shumë se një grip i thjeshtë.”

page-262

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu