LAJM I FUNDIT/ Konferenca e donatorëve u mblodhën gjithsej 1.15 miliard euro.

0
Gjigandi

Konferenca e donatorëve ka nisur 1 orë më parë me firmosjen e fondit prej 15 milionë eurosh që Komisioni Europian vuri në dispozicion të vendit tone që ditën që tërmeti i 26 Nëntorit goditi Shqipërinë.

Por në fjalën e saj Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen tha se te Komisioni do të ofrojë dhe një tjetër mbështetje prej 100 milionë eurosh. Ajo tha se do ta ndihmojnë Shqipërinë të ngrihet nga hiri i tërmetit dhe BE do të jetë një mbështetëse e madhe për t’ia dalë jo vetëm për të përballuar kostot e tërmetit, por dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit. Von der Lyen vlerësoi dhe solidaritetin e të gjithë vendeve të rajonit në 26 Nëntor dhe ditët që pasuan për të shpëtuar jetë njerëzish.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një falenderim në disa  gjuhë të vendeve që dhanë mbështetjen më të madhe për Shqipërinë pas goditjes sizmike.

Rama përsëriti disa herë lutjen për të ndihmuar sa më shumë financiarisht vendin tonë pasi fatura prej afro 1 miliard eurosh që llogariten kostot nga tërmetit siç tha është e papërballueshme për buxhetin e Shqipërisë.

Duke folur dhe për zhgënjimin që solli mos çelja e negociatave në Tetorin e shkuar ai tha se do të donte që Shqipëri të zinte vendin e Britanisë në flamurin e BE.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu