Kuvendi rrëzon 4 kandidatët për në KLP dhe KLGJ, nuk arrihet shumica e kërkuar

0
Kuvendi rrëzon 4 kandidatët për në KLP dhe KLGJ, nuk arrihet shumica e kërkuar
Gjigandi

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme nuk ka mundur që të miratojë kandidaturat për në KLP dhe KLGJ.

Konkretisht kandidaturat për në KLGJ e Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, kanë marrë 80 vota pro, kundër zero, abstenim 2, duke mos arritur shumicën e kërkuar 84 vota.

Ndërsa kandidaturat e Mirela Bogdanit dhe Yllka Rupa-s,  kanë marrë pro 75, kundër 1, abstenim 5.

Kështu, çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë së ndryshuar.

“Në seancën e sotme u votuan projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili mori 80 vota pro, asnjë kundër dhe 12 abstenim dhe projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili mori 75 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenim.

RonaTyra

Për shkak të mos arritjes së shumicës së kërkuar, të dyja listat në bllok nuk u miratuan dhe çështja iu rikthye nënkomisionit, për të miratuar listën e re, sipas procedurës së parashikuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar”. Seanca e sotme miratoi projektvendimin “Për zgjedhjen e gjashtë anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive”, sipas votimit të mëposhtëm: znj. Joana Allushi u zgjodh me 108 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim; znj. Aurela Bicja u zgjodh me 99 vota pro, 1 kundër dhe 6 abstenim; z. Jetmir Halilaj u zgjodh me 101 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim; z. Gjergji Hamiti u zgjodh me 96 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenim; znj. Desada Metaj u zgjodh me 99 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim dhe z. Besian Zogaj u zgjodh me 101 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim.”

– thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu