Kuvendi/ Mërzitet Luan Baçi: Më kanë ndryshuar vendin, s’më ul dot Basha mua në karrigen e fundit!

0
Gjigandi

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend, ku do të diskutohen dhe miratohen miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.

Përplasja Berisha-Basha ka shkuar edhe në Kuvend. Deputeti demokrat Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës, tha se i kanë ndërruar vendin ne Kuvend. Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët.

“Të hënën e kaluar në seancë u paraqita këtu në parlament dhe te vendi ku duhet të ulesha gjeta një emër të tjetër. Të paktën ju paradhënie kur merrni një porosi nga një deputet siç është zoti Basha që mund tu sjellë shkresë pas shkrese për tu ndërruar vendet deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës ku duhet të dënoni një nxënës për ta çuar në rreshtin e fundit duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime, para të bëni përjashtime nga grupi, pezullime, është në detyrën tuaj të marrim informacion paraprak para se të ndodhemi në situata jo të mira. Dikush më tha emrin e ke në korridor, do rrish në korridor.

Këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as zoti Basha, as kushdo tjetër. Për dijeninë tuaj dhe zotit Basha unë jam deputet i qarkut të Fierit dhe deputeti më i votuar nga 6 deputetët e opozitës që mund të radhiten atje në fillim. Mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët, votuesit tanë, jo ju me zotin Basha. Hiqni dorë nga marrëveshja që keni të hapur tashmë duke zbatuar me përkpikmëri çdo porosi të zotit Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes në krye të opozitës të një njeriu që është peng i mazhorancës. E kanë mbyllur demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit me 4446 vota pro, shkarkimi i tij dhe në18 dhjetor ratifikimi i këtij vendimi nga 44 mijë anëtarë të PD”, tha Baçi.

/Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu