Kuvendi kundër Presidentit- Nuk pranon ngrirjen për gjykatën Kushtetuese, kalon në votim

0
Gjigandi

Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama bashkë edhe me votat e disa prej deputetëve të opozitës së re me 105 vota pro miratuan zonjat Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke e çuar në 5 numrin e anëtarëve të kësaj gjykate e cila pushoi së funksionuari, pasi gjyqtarët e saj nuk e kaluan vettingun.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Votimit i  paraprinë  diskutimet nëse qëndrimi presidentit është i drejtë apo jo.
“Presidenti i Republikës bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç, sepse ai nuk ka hallin e afatit. Presidenti i Republikës ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me katër vetë sepse ka parë që e katërta e renditur është një person tek i cili ai ka besim”, u shpreh Taulant Balla.
Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili e quajti votimin si “Asgjë e re nga fronti i Ramaformës”. Ndërsa opozita jashtë parlamentare përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi akuzoi kreun e KED dhe kryeministrin Rama për eleminimin e garës.
“Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.”, u shpreh Bardhi.
Por Ambasada e SHBA në Tiranë  e përshëndeti votimin Elsa Toskës  dhe Fiona Papajorgjit.
“Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”.
Ndërsa ambasadori gjerman thotë se “në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale, është e rëndësishme që të gjithë aktorët të  marrin përgjegjësitë e tyre dhe mos të humbet fokusi”.
Tre anëtaret më të reja të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të betohen përpara presidenit Ilir Meta, i cili e shikon si të parregullt zgjedhjen e tyre. Por nëse kreu shtetit nuk do te pranojë të organizojë ceremoninë e betimit dy janë mekanizmat zhbllokues, betimi në sallën e parlamentit ose këto tre anëtare të Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohen gjykatës administrative.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu