Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet seanca plenare për dialogun

0
Gjigandi

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Sot ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, por me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu