Kushi: Miratohet marrëveshja me Izraelin! Nxit shkëmbim mes profesorëve, bursa studimi dhe..

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se është miratuar marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit në fushën e arsimit.

Sipas saj, kjo do të sjellë bursa studimi, shkëmbim mes profesorëve apo projekte mes institucioneve.

“Miratimi marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe shtetit të Izraelit, nxit, inkurajon bashkëpunim mes arsimit, kulturës dhe sporteve. Kjo marrëveshje nxit aktivizimin e projekteve mes institucioneve, shkëmbim mes profesorëve, bursa studimi, edhe në fushën e kulturës apo panairit të librave”, tha Kushi.

Lidhur me pyetjen nëse do të veprohet me mbylljen e shkollave sa herë ka ulje temperaturash, ministrja tha se këto ditë kanë qenë jo të zakonshme për vendin.

“Këto temperatura kanë qenë jo të zakonshme për vendin. Nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, se do të ketë përmirësim të temperaturave. Temperaturat ishin jo të zakonshme, arsyeja s’ka qenë vetëm problematika e ngrohjes, por kemi përgjegjësi që  në momentin e daljes nga shtëpia, ne duhet të marrim masa se rrugët kanë ngrica. Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkive, sipas ekspertëve ishte e nevojshme të mbyllnim shkollat”, tha Kushi.

1) Miratimi në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë-Izrael 2021-2025. Inkurajon bashkëpunim në arsim, shkencë, kulturë dhe sport. Për sa i përket arsimit nxit aktivizimin e projekteve mes institucioneve tona, bursa studimi, shkëmbime të studentëve dhe profesorëve. Në trashëgiminë kulturore.

RonaTyra

2) Përcaktimi i masave të sigurisë veçanërisht në futboll. Në ligjin për sportin është parashikuar qartë. Dhuna kërcënon integritetin e sportit. është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor. Për hir të vërtetës ka përmirësim të dhunës mes lojtarëve. është problem dhuna mes tifozëve, dhe tifozëve e lojtarëve. Komisionet e Disiplinës kanë marrë masa të ashpra. Me vendimin e sotshëm kemi parashikaur përgjegjësitë, hapat dhe penalitetet që duhet të ndërmerren.

Dua të falenderoj MB dhe Policinë e Shtetit për të hartuar këtë ligj.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu