Kush është e dashura e re e Chris Evans, mashkullit më të pashëm në botë

0
Gjigandi

Aktori i njohur Chris Evans, i cili së fundmi u shpall mashkulli më seksi në botë, nuk është më beqar.

Evans thuhet se është në lidhje me aktoren Alba Baptista. Të dy janë bashkë prej më shumë se një viti dhe lidhja e tyre është serioze.

Baptista, 25 vjeçe, është një aktore portugeze, e cila bëri debutimin e saj në aktrim në gjuhën angleze në serialin e Netflix, “Warrior Nun” dhe luajti në “Ms. Harris Goes to Paris”.

Ajo flet pesë gjuhë dhe fitoi çmimin ‘Shooting Star’ të Festivalit të Filmit në Berlin vitin e kaluar. Burimi shtoi se Evans dhe Baptista janë të dashuruar duke shtuar se ai nuk ka qenë kurrë më i lumtur se kaq. Rikujtojmë, se së fundmi Evans zbuloi se pret me padurim të martohet dhe të ketë fëmijë.

Kjo është absolutisht diçka që unë dua, grua, fëmijë, pra duke ndërtuar një familje. Kur lexoni për shumicën e artistëve, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk ishte puna që ata bënë për të cilën ata janë më krenarë, ishte për marrëdhëniet, familjet që ata krijuan, dashurinë që gjetën, dashurinë që ndanë.

RonaTyra

Ai u shpreh se e pëlqen gjithashtu ‘idenë e traditës dhe ceremonisë’ dhe nuk mund të mendojë asgjë më të mirë se kjo. Me kalimin e viteve, aktori nga Bostoni tha se është bërë një partner shumë më i mirë në marrëdhënie.

Fituesi i ‘MTV Movie & TV Award’ më parë ka qenë i lidhur me Kate Bosworth, Jessica Biel, Emmy Rossum, Jenny Slate, Minka Kelly, Dianna Agroni, Lily Collins dhe Christina Ricc.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu