Kush është biondja sexy që do i bëjë politikanët shqiptarë të gatuajnë?

0
Gjigandi

Kur përmendim fjalën politikan, në mendje vijnë emra të ndryshëm në debate televizive, seanca parlamentare, e dalje të tjera publike.

Por nga tani e tutje fjalën politikan do e lidhim me fjalën tigan?

Po, po, e lexove mirë! Pra, Politikan N’Tigan.

Ndryshe nga çdo herë tjetër politikanët shqiparë do i shohim se sa të zotët janë në kuzhinë.

Program i ideuar nga Atalanta Kërrcyku, dikur ‘Miss World Albania 2019’, sot autore dhe moderatore e një risie në ekran, që transmetohet në TopNews çdo të shtunë në orën 20:00.

RonaTyra

Një format që ka ngallur kureshtje që nga publikimi i promo-s. Ideja e Atalantës është e guximshme dhe një mënyrë e mirë për të argëtuar audiencën.

“Ky është viti i parë që unë jam edhe në rolin e autores dhe nuk mund t’ia lejoja vetes të bëja diçka të përsëritur dhe të parashikueshme për televizionin. Që në fillim kisha në mendje gërshetimin e një pjese utilitare me atë pjesën e të veçantës brenda, pjesën e risisë. Dhe më lejoni t’ia u them ju për herë të parë. Si fillim i krijova titullin, pastaj gjithë formatin në kokë. Duket se ajo që nuk po e krijoja si program në mendje, erdhi më thjesht si titull dhe që aty e vendosa, thashë nuk e di se çfarë është, por “Politikan N’tigan” do të bëhet patjetër.” – është shprehur Atalanta për revistën Class.

Në fakt, ne mund të jemi kuriozë të shohim çdo personazh publik në kuzhinë, pse Atalanta ka zgjedhur pikërisht politikanët?

“Po t’i analizosh si figura politike, ndoshta politikanët janë personazhet më të konsumuar nga mediat tona. Ndoshta edhe më shumë se artistët, këngëtarët apo edhe personazhet e reality.

Por ajo çfarë ne shohim është ajo çfarë ata duan që të na tregojnë. Zgjodha politikanët për të parë atë çfarë ne duam të shohim prej tyre. Ne jemi ata që i mbajmë në këtë ‘treg’ po e quaj, ndaj edhe pse jo t’i vendosje në sfida të tjera ishte edhe më interesante.”

Pra qëllimi i moderatores është të na e servirë një politikan ‘të zhveshur’ nga ‘mburoja politike’. Por a do e arrijë këtë?

“Tek unë fshihet një etje e madhe për ta çuar këtë format në një tjetër nivel. Gatimi është preteksti. Pas tiganëve fshihet dëshira e tyre për të zbuluar veten ndryshe nga sa i njohim.

Normalisht që ata e kanë një dritare për të përçuar më shumë sesa mesazhet politike. Të gjithë vijnë me atë dëshirën për të treguar se edhe ata janë njerëz të zakonshëm, që gatuajnë, digjen, presin qepën, kanë preferencat e tyre në kuzhinë, kanë histori për të treguar. Nga këndvështrimi i publikut, kjo i bën më të afërt, më të prekshëm. Dhe ajo që doja të prekja tjetër është gara e ethshme që kanë për ta fituar.

Duket se politikanët janë makineri përballjesh. Kanë një aftësi të çuditshme që edhe një sfidë të tillë, simbolike, zbavitëse, ta shndërrojnë në një mundësi fitimi, me çdo kusht. Më besoni javë pas jave mes batutave të tyre, do të kuptoni edhe ju se me sa ngulm e kërkojnë fitoren, vetëm se këtë herë vetëm mbi tigan.”

Në tre episodet e para të Politikan N’Tigan, kanë qenë të ftuar Nard Ndoka, Majlinda Cara, Arbi Agalliu, Romina Kuko, Elda Hoti dhe Mirela Pitushi të cilët kanë treguar disa të pathëna për jetën e tyre personale.

Por ne kishim një përshtypje që Atalanta, do i kishte dy emra të preferuar që do të donte të ishin patjetër pjesë e këtij programi dhe nuk ngurruam ta pyesnim.

“Një impuls që më vjen tani është të ftoja zonjën Liri Berisha dhe zonjën Linda Rama. Përveç faktit që janë dy zonja të spikatura dhe jam e sigurt që kanë një histori për të rrëfyer.

Të dyja përballë do të kishin më shumë për të folur për Ramën dhe Berishën si politikan dhe si partner.

Pse jo të njihnim dy figura politike nëpërmjet filtrit të bashkëshorteve, ndoshta mes rreshtave do të zbulonim të tjera dimensione rreth tyre. Nga ana tjetër kam bindje se të dyja zonjat kanë aftësi në kuzhinë, ndaj për mua do të ishte nder të ndanin recetat me mua.”

Joshëse, sexy dhe mjaft e mprehtë në mendime, duket se Atalanta do të na shfaqë shumë të pathëna nga ‘gatimet e jetës’ të politikanëve shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu