Johnny Depp i bashkohet TikTokut pas fitores ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard

0
Johnny Depp i bashkohet TikTokut pas fitores ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard
Gjigandi

Johnny Depp ka hapur një llogari në TikTok pas fitores së tij të fundit ligjore ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Aktori, 58 vjeç, kishte mbledhur më shumë se 1.6 milion ndjekës që nga mbrëmja e së hënës. Depp nuk kishte ndjekur askënd tjetër ose nuk kishte pëlqyer ndonjë postim në llogari.

Depp hapi llogarinë disa ditë pasi një juri e Virginias i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë në padinë për shpifje kundër Heard, 36 vjeçare, të mërkurën, për një opinion të vitit 2018 që ajo shkroi për

The Washington Post

.

RonaTyra

Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Në artikull aktorja e quajti veten një ‘figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje’, por nuk përmendi emrin e aktorit.

Depp të mërkurën postoi një deklaratë në llogaritë e tij të verifikuara në Facebook dhe Instagram ku shkruhej: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e atyre që kam më afër, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë, shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua kanë ndryshuar përgjithmonë”.

Depp kishte marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim, dhe në anën tjetër Heard mori dy milionë dollarë si dëmshpërblim.

Foto: TikTok

Gjatë gjyqit të tyre gjashtë-javor, ish-çifti kanë dhënë deklarata të ndryshme e kanë bërë rrëfime tronditëse.

Nga ana tjetër, aktorja amerikane u shpreh e zhgënjyer pas vendimit të jurisë.

/abc24.al/

Foto: Getty Images

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu