Kur pritej neutralizimi i flakëve, situata me zjarret bëhet më kaotike në Fier/ Riaktivizohen disa vatra, banorët nisin korrjen e të mbjellave!

0
Gjigandi

Dita e 7-të e betejës me flakët në masivin pyjor të Pishë Poro – Darëzezë që mendohej  se do shënonte neutralizimin e plotë të zjarrit, duket me kaotikja.

Edhe pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Kanader, vatra të shumta janë riaktivizuar duke dalë herë pas here jashtë kontrollit.

Si të mos mjaftonte zjarri në këtë zonë, tre vatra të reja në Radostinë- Vadhizë, Kallm dhe Sheq i Madh në Fier janë aktivizuar duke vënë në alert zjarrfikësit.

Ndërkohë zjarri ka perfshirë dhe pyllin me pisha të buta , teksa pas inspektimit teknik do të rifillojë sërish ndërhyrja nga ajri. Dita e sotme ka alarmuar edhe banorët e zonës të cilët kanë filluar korrjen e të mbjellave, kryesisht me misër pasi u tremben flakëve. Ne terren pritet të zbresë dhe Ministri i Mbrojtjes , Niko Peleshi.

a.c./dita

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu