Kultivuesit e kanabisit mjekësor: Të ndryshohet ligji, të na lejohet eksporti

0
Gjigandi

Shoqata e kultivuesve të kanabisit për qëllime mjekësore “Makkanabis” kërkon nga Qeveria ta rikthejë të plotësuar në Kuvend propozim ligjin për kontrollimin e lëndëve narkotike, pasi që ka një sasi të madhe të rezervave të lules së thatë të kanabisit, e cila rrezikon të prishet ose të vidhet. Kërkojnë me doemos t’ju lejohet në atë ligj që të eksportojnë produktet e tyre të kanabisit.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Do të kisha dashur t’i bëj thirrje qeverisë që të ndryshojë ligjin sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse nuk mund të miratoj ligjin në tërësi, ashtu siç u propozua, atëherë të paktën le të ndryshojë vetëm një nen, neni 36, paragrafi 7 ose 1, ku është parashikuar se nuk është me rëndësi se ku do të inkriminohet, por të lejohet mundësia e eksportit të lules së thatë të kanabisit”,- deklaroi kryetari i OJQ “Makkanabis”, Konstadin Dukovski.
Sipas të dhënave të shoqatës “Makkanabis”, dhjetëra kompani vendore dhe të huaj kanë investuar rreth 150 milion euro dhe rreth 800 të punësuar në këtë biznes dhe pritjet janë që me lejimin e eksportit të lules së thatë të kanabisit t’i kthejnë paratë e investuara në tregun më të gjerë të Europës. Eksporti i lules së thatë të kanabisit, sipas informacioneve të Dukovskit, është i lejueshëm në Greqi, Portugali dhe Spanjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu