Kultivonin kanabis\ Kapen në flagrancë dy vëllezërit në Fier, ja çfarë gjen tjetër në banesën e tyre policia 

0
Gjigandi
Kishin mbjellë kanbis, dhe po Kultivonin bimë kanabisi, si dhe përgatitnin në doza të lëndës narkotike heroinë me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 vëllezërit në Fier.
Operacioni u realizua në bazë të inteligjencës policore në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtyre 2 vëllezërve.
Policia  bën me dije se u asgjësuan bimët narkotike të kultivuara, si dhe u sekuestruan doza heroine, kanabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.
“Në vijim të punës së Policisë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në inteligjencën policore se 2 vëllezër ishin të implikuar në veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Connections”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit I. H., 49 vjeç dhe G. H., 44 vjeç (vëllezër). Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje. Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”, sqaron policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

 

 

p.k\dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu