Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi bashkë me vëllain kanë goditur për shkak të detyrës 2 mjekë të spitalit të Kukësit.
Vëllai i tij shtetasi me iniciale H. V., 41 vjeç është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.