Pranga 27-vjeçarit në Mallakastër/ Shantazhoi dy adoleshente me foto dhe video intime

0
Gjigandi

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 27-vjeçari pasi kërcënoi dhe shantazhoi dy vajza adoleshente se do t’iu publikonte foto dhe video personale nëse nuk i jepnin para.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Mario Rrançi, 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu