23 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi bllokuan zhvillimin e seancës. Vendimi u mor nga Komisioni i etikës, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist. Trazirat u shënuan që me hyrjen brenda në sallë të deputetëve demokratë ku bllokuan foltoren dhe podiumin në të cilin qëndrojnë ministrat.
Pasi kthyen përmbys disa nga karriget e ministrave dhe nuk lejuan nisjen e seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ndërpreu seancën, duke lënë në sallë vetëm Berishën me deputetët e tij, të cilët i mbajtën fjalimet në errësirë.
Demokratët qëndruan në salle për me shume se 5 ore, edhe pse u njohën me vendimin se seanca e radhës do të zhvillohej në 30 tetor. Për Sali Berishën kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën.