Kthjellime paradite, pasdite rikthehen vranësirat

0
Kthjellime paradite, pasdite rikthehen vranësirat
Gjigandi

Moti parashikohet i kthjellët, me shtim gradual vranësirash duke u nisur fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, në pasdite reshje shiu me intensitet të ulet në jugperëndim-jug  të vendit.

Gjithashtu, parashikohet borë e izoluar në veri-verilindje dhe mjegull e dendur nëpër lugina. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18 m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu