Kryeministri kroat: Vrasja e policit sinjal destabilizimi, BE masa ndaj Serbisë

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë. Ai u prit me një ceremoni nga homologu i tij Andrej Plenkoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri kroat tha se dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, që siç tha tregon qartë se kemi të bëjë me një sulm të planifikuar.

Ai u shpreh se qëndrimi i faktorit ndërkombëtar duhet të jetë i qartë në mbështetje të Kosovës, që është në mbrojtje të territorit të vet.

“Kroacia dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, që nisur nga armatimet e gjetura tregon qartë se kemi të bëjë me një sulm të planifikuar. Është një sinjal i fortë që tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në Kosovë dhe rajon. Reagimi i BE, KFOR, NATO duhet të jenë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjmë maksimumin për normalizimin e situatës. Komuniteti Ndërkombëtar ka treguar se e ka vëmendjen aty dhe po e sheh me kujdes. Ajo që ne dimë janë masa që BE mund të ndërmarrë ndaj Serbisë. Ministrat e Jashtëm janë takuar në Kiev sot dhe besoj se në takim është folur edhe për këtë temë”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu