Kryeministri kroat përshëndet Kosovën për aplikimin në BE: I dëshirojmë sukses në udhëtimin europian!

0
Gjigandi

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është ndër liderët e parë të vendeve të BE-së, i cili ka uruar Kosovën për dorëzimin e kërkesës formale për anëtarësim në BE.

Nga Brukseli, ku sot po mbahet samiti i liderëve të shteteve anëtare të bllokut, Plenkoviç ka përshëndetur këtë hap që ka bërë Kosova dhe ka premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit.

“Përshëndesim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i dëshirojmë shumë sukses në udhëtimin europian. Do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do t’ia ofrojmë përvojën tonë kroate. Urime kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti i dorëzoi të enjten Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu