Kejvina dhe Kristi janë një nga dyshet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kyi fundit e ka nisur ditën duke provokuar modelen.
Ndërsa ishte shtrirë në krevat, ai i kërkoi disa herë Kejvinës që t’i dhuronte një puthje. Por modelja dhe pse e ka shprehur disa herë se ka një pëlqim ndaj Kristit, nuk ia dha puthjen por e kafshoi në qafë. Ngacmimet u pasuan me të qeshura dhe provokime dhe nga banorët e tjerë.
Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave.
Por, duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimet e saj ndaj Kristit disa ditë më parë ku i ka hyrë në shtrat gjatë natës. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”.