Kristi dhe Keisi me hapa të shpejtë, flenë të përqafuar me njëri-tjetrin

0
Gjigandi

 

Pas Kiarës dhe Luizit një tjetër çift është krijuar brenda “Big Brother Vip”. Bëhet fjalë për Krist Aliajn dhe Keisi Medinin, të cilët kohët e fundit sidomos janë afruar shumë me njëri-tjetrin.

Situata e tyre përpos flirteve dhe përqafimeve, ka avancuar pasi dyshja kanë fjetur pranë njëri-tjetrit. Ashtu të përqafuar Kristi dhe Keisi janë shtrirë të flenë bashkë mbrëmjen e djeshme.

Më herët kujtojmë që astrologu Jorgo Pulla, bëri një parashikim bazuar në shenjën e tyre të horoskopit për të parë nëse shkonin apo jo si çift.

Sipas tij, dyshja shkon më shumë në mënyrë shoqërore dhe për biznes.

RonaTyra

‘Kristi merr nga gjyshi. Janë pozitive por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri-tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më tepër, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtëpërdrejtë, e po u nxeh ikën natën’- tha ai.

Nëse çifti Keisi-Kristi do ketë jetëgjatësi edhe përtej shtëpisë së Bigu-t, atëherë ‘miti’ për shenjat e horoskopit në dashuri bie.

Ndërsa për Kiarën dhe Luizin, Jorgos tha se dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Ai mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu