Kriminelë sipas shenjës së horoskopit

0
Gjigandi

Një ndër vrasësit serial më të frikshëm në historinë e vrasjeve njihet si “Vrasësi Zodiak” (Zodiac Killer). Megjithëse ai nuk është kapur dhe identifikuar kurrë, trashëgimia e tij vazhdon të terrorrizojë. Misteri që ngërthen çështjen ka habitur gjenerata të tëra, megjithëse krimet janë kryer në vitet ’60 – ’70. Megjithëse emri “Vrasësi Zodiak” mund të bëjë të mendojmë për horoskopin, ai praktikisht e mori këtë emër dhe këtë logo nga një firmë orash, bazuar në letrat që firmoste.

Ekzistojnë shumë njerëz të dyshimtë si vrasës sodiakë, por vrasësi i vërtetë nuk u kap asnjëherë. Disa nga më të dyshuarit është Arthur Leigh Allen (Shigjetari) dhe Earl Van Best (Gaforrja).

Sipas disa astrologëve të njohur në botë, disa shenja janë më të prirura për të kryer krime se disa shenja të tjera. Kështu që ne i radhitëm sipas anës së errët të shenjës së horoskopit. Zbuloni trajtat vrasëse të shenjës suaj të horoskopit.

Shenjat e horoskopit të radhitura nga më pak e rrezikshmja:

Binjakët

RonaTyra

Shenja më pak e rrezikshme e horoskopit janë binjakët! Nëse binjakët do t’u angazhonin në krim, do të ishin më shumë të fokusuar rreth mashtrimit dhe vjedhjeve. Një vrasës serial shumë “pjellorë” ishte Jeffrey Dahmer, i cili ishte binjakët. Trajtat negative të binjakëve janë mërzia, thellësia dhe paqëndrueshmëria. Por në përgjithësi nuk janë edhe aq të rrezikshëm.

Ujori

Ujorët kanë një natyrë mjaft të mirë derisa nuk janë viktimë e keqbërjes. Kur vjen puna për hakmarrje, ujorët e udhëheqin “tufën”. Karizma dhe zgjuarsia e tyre i bën mashtrues të mirë ose hakera. “Manipulimi”, është ana e errët e tyre e horoskopit.

Luani

Bëni kujdes nga ulërima e luanit! Luanët dallohen për pasionin dhe guximin. Megjithëse kjo është një trajtë më tepër pozitive, luanët mund të kthehen mbrapsht nëse kanë një temperament psikotik. Luanët dashurojnë të jenë në qendër të vëmendjes, dhe si një shenjë e zjarrit kanë një anë të ligë të temperamentit. Luanët mund të ngatërrohen në aktivitete kriminale qoftë edhe për shkak të famës.

Akrepi

Akrepët mund të jenë xhelozë dhe agresivë. Një kombinim i tmerrshëm në rrethana të gabuara! Nëse akrepët shkojnë në anën e errët, do të preferonin të gjenin punë si vrasës! Akrepi njihet gjithashtu si shenja më sadiste dhe një akrep-djall nuk e ka për gjë të vrasë. Akrepët janë shumë dinak. Mund të mos angazhohen vetë në akte kriminale, por mos u habisni kur të shihni që një akrep të ketë lëvizur të gjitha fijet e krimit.

Peshqit

Bëni kujdes nga peshku që noton në dy drejtime! Mund të jenë duke fshehur një anë të errët. Peshqit janë më të prirur të angazhohen në krime që lëndojnë më tepër veten e tyre, si abuzime me drogërat. Por peshqit më të kalitur mund të bëhen shumë të rreziksjhëm nëse qëllon të çmenden! Zakonisht vrasësit serial janë peshq.

Peshorja

Peshorja është shenja për drejtësinë dhe vlerëson balancën. Peshorja nuk thyen lehtësisht ligjin. Nëse e bëjnë, janë më të prirur të fshihen në skema mashtrimi apo skandale bankare. Peshorja-djall është e prirur të fshihet prapa një organizate të madhe për të kryer krimet. Nëse i mashtroni, prisni të kthehen mbrapsht dhe të armatosur gjer në dhëmbë!

Virgjëresha

VIrgjëreshat janë të zgjuar por gjithashtu kanë një dell kriminal. Virgjëreshat janë më të prirura të përfshihen në vjedhjet kompjuterike, hajdutë apo lloje të ndryshme të vjedhjeve. Vrgjëreshat e vlerësojnë rregullin dhe perfeksionin, kështu që mos prisni të lënë gjurmë nëse kryejnë një krim.

Bricjapi

Bricjapët janë të prirur të bëjnë nga të gjitha llohet e krimeve. Që nga kriemt e parëndësishme tek krimet sadiste. Bricjapët kriminelë janë shumë të rrezikshëm. Ndërsa nga ana tjetër bricjapët nuk janë të aftë të mbulojnë gjurmët e krimeve të tyre. Kjo i bën ata të jenë ndoshta më tepër të identifikueshëm për keqbërje.

Dashi

Dashit kokëfortë nuk i pëlqen t’i thuash çfarë të bëjë. Janë të prirur të kërkojnë një karierë të jashtëligjshme për të shmangur “garën e minjve”. Dashët urrejnë kur autoriteti tyre sfidohet. Nëse përpiqeni të acaroni tej mase një dash, brinjët e dashit mund të përfundojnë të ngulur në trupin tuaj. Megjithëse një dash kriminel është më tepër i prirur të jetë si një arëm e marrë me qera, dashët mund të bëhen të uritur për pushtet dhe kjo do t’i çonte në një sërë aktivitetesh ilegale.

Shigjetari

Një shigjetarë i ligë mund të jetë shpërthyes që nuk fal. Bëni kujdes kur zemërimi i centaurit të thërrasë! Mund të jenë ekstremisht të ashpër. Në shumë raste shigjetarët lëndojnë pa dashje dhe janë më të prirur të arrestohen për vjedhje. Nëse futen në burg! Shigjetarët janë të vështirë për t’u nënshtruar. Pyesni vrasësin serial Ted Bundy, i cili është arratisur dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë të SHBA-ve.

Demi

Demët janë shumë tekanjozë. Demët kokëfortë mund të egërsohen e lehtësi, duke i bërë kështu një shenjë shumë të rrezikshme. Të zgjuar por të vetmuar, demët e ligë preferojnë krimet financiare apo pastrimin e parave për të shmangur konfrontimin me të tjerët. Demat janë liderë natyral, por nëse shkojnë në rrugën e gabuar mund të kthehen lehtë në diktatorë. Një dem tiran mund të bëhet lehtë i etur për gjak, mendjemadh dhe i vendosur për dominim total. Mendohet që edhe Hitleri është i shenjës së demit.

Gaforrja

Gaforrja është shenja më vrasëse e horoskopit! Kjo është shenja me më shumë të burgosur e të arrestuar se shenjat e tjera. Paqëndrueshmëria mendore është një trajtë negative e gaforreve, dhe kjo i bën të prirur që të ofendojnë vazhdimisht. Krimet e pasionit janë më të shpeshtë tek gaforret. Nëse një gaforre e rrënuar e shijon vrasjen, do ta bëjë sërish duke u shkaktuar shenja të shumta viktimave të tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu