Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Paskuqanit. Paraprakisht raportohet se ka qenë ish-dhëndrri që ka qëlluar me armë drejt familjes së ish-gruas së tij.
Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona dhe të plagosur 3 të tjerë. Të
plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës.
Autori i cili tashmë është shpallur në kërkim është identifikuar si Dan Hutra 35 vjeç.
Ndërkohë autori mësohet se është nga qyteti i Kukësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘C Class’ me ngjyrë të zezë.