Në vitin 2021, krimet seksuale në Shqipëri kanë pësuar rritje. Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë vitin që shkoi në Shqipëri janë regjistruar 158 krime seksuale me një rritje prej 16,18 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2020.
Dy treguesit kryesorë, marrëdhënia seksuale me të mitur dhe ngacmimet seksuale kanë pësuar rritje.
Në 97 % të rasteve ato janë kryer nga persona të papunë. Për sociologët kjo ka një shpjegim.
Entela Binjaku: Mendoj që shoqëria ka nisur të ndërgjegjësohet dhe të reagojë.Njerëzit e papunësuar janë njerëzit që jetojnë në varfëri, nënkupton mungesa nga një jetë e mirë dhe e kompensojnë përmes jetës seksuale.
Ajo që vihet re është se 6 % e të pandehurve për këtë krim janë të mitur 14-18 vjeç.
Entela Binjaku: Marrëdhënia seksuale ndaj të miturve është ana më e errët tek njeriu. Sjellja seksuale tek të miturit është kaluar pa u vënë re sepse nuk kemi politika, fushata informuese që t’u drejtohen moshave të vogla për sjelljen seksuale dhe risqet e saj. Por edhe dhe burimet dhe modeleve që ata vetë gjejnë.
Tirana mban numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara për krime seksuale, e ndjekur nga Elbasani, Berati, Durrësi dhe Fieri.