Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut

0
Gjigandi

Krimet e dyfishta brenda familjes. Çfarë po ndodh?

Në një periudhë të shkurtër kohore prej 5 muajsh, numërojmë dy raste të krimit të dyfishtë brenda familjes. Sakaq problemet e pronësisë, pasioni, problemet e shëndetit mendor dhe problemet ekonomike janë shkaqet kryesore të konflikteve apo degradimit të tyre deri në vrasje. Duke marrë masivisht jetë.

Mentalitetit i dobët dhe turpi nga bota i shtyn njerzit drejtë vetëgjyqësisë, ndërsa nga ana tjetër mos besimi tek gjykata dhe sistemi i drejtësisë i detyron të kapin armët dhe “të vendosin” drejtësi. Por janë dhe ato raste ku mungesa e një ndihme të specializuar mjeksore, psikologjike agravon shëndetin mendor të këtyre personave duke i kthyer në potencial për autor të morteve më pas.

Të gjitha krimet që do listohen më poshtë i lidh një detaj: Lidhja e gjakut mes viktimave dhe autorit.

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në qytetin e Gramshit dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. 80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij. Ngjarja horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai Shaqiri, i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe. Në deklaratat e tij kontradiktore, autori fillimisht e ka mohuar ngjarjen dhe është shprehur se:
“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”,- shprehet autori.

RonaTyra

Më pas, në një deklaratë të dytë, mësohet se autori ka pranuar se e ka kryer ai krimin makabër. Ai pranon se e ka dhunuar të shoqen, e ka goditur dhe më pas e ka mbytur.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”,- dëshmon autori.

Edhe pse sipas deklaratave të dhëna dhe dyshimeve, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm 5 muaj më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm, ku vëllai vret me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mes në ditës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’, në rrugën ‘Islam Alla’. Sipas dyshimeve, vrasja ndodhi për shkak të debateve dhe konflikte pronësie që vëllezërit kishin me njëri-tjetrin.
Duket se ngjarja ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili ishte predikues i fesë islame, tregohej se ky i fundit kishte hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Viktimat lanë pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Një tjetër rast në Vlorë në 10 gusht 2018 ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona të gjithë viktimat kishin lidhje fisnore me autorin. Shkaku ishte banal. Një grindje brenda fisit Zykaj.
Ritvan Zykaj (autori) ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit. Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.

Në vitin 2021, u regjistrua një tjetër ngjarje e rëndë e krimit të dyfishtë në familje në Divjakë, ku Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.
Djali i çiftit, Leonard Rrasa nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ndodhi krimi por kur ka shkuar i gjeti prindërit pa jetë. I tronditur, 21-vjeçari, njoftoi policinë. Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu