E veshur me pajisje mbrojtëse të trupit dhe të fytyrës, Iryna Kustovska, ngadalë lëvizë një detektor metalik në kërkim të një minë tokësore të rreme.
38-vjeçarja që punon si administratore e aviacionit civil në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev tashmë është në Kosovë, ku po stërvitet për të qenë një deminuese para se të kthehet në shtëpi për të marrë pjesë në detyrën e madhe të heqjes së minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese të lëna e të shpërndara në të gjithë Ukrainën gjatë agresionit të Rusisë.
“Është një ndryshim rrënjësor në jetën time,”
tha ajo duke nënvizuar se do të paraqitet që të marr pjesë në heqjen e minave, sapo të kthehet në Ukrainë.
Iryna Kustovska dhe 12 ukrainas të tjerë, një përzierje e personelit civil dhe ushtarak, janë në një kurs të përparuar katër javor duke u drejtuar nga trajnerët vendas të Kosovës që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra mijëra minave dhe bomba thërmuese të lëna forcat serbe para se të largoheshin nga Kosova si dhe mjeteve të pashpërthyera të hedhura nga avionët e NATO-s.
Përmasat e kësaj detyre zbehen kundrejt asaj që ndoshta i pret Kustovskan dhe shokët e saj në Ukrainë.
Zyrtarët e ushtrisë dhe qeverisë atje thonë se të gjitha zonat e pushtuara gjatë agresionit rus janë mbushur me mina, dhe kryeministri Denys Shmygal vlerëson se, më shumë se 300 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas do të duhet të pastrohen.
“Lufta në Ukrainë po intensifikohet, por gjithashtu ka një nevojë të madhe për të pastruar pajisjet e pashpërthyer
a,” tha trajneri Hekuran Dula.
Ai punon për Trupin e ndërgjegjësimit për minat (MAT), një shkollë që trajnon qindra kadetë nga e gjithë bota si deminues çdo vit, pasi ka pastruar fushat nga minat në Kosovë dhe vendet e tjera, përfshirë Irakun, Mozambikun dhe Libinë.
Minat që Rusia ka vendosur në Ukrainë janë të ngjashme me ato të vendosura në ish -Jugosllavi, gjatë viteve 1990.
“Plani është që të stërvitim sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për ta kthyer Ukrainën në një vend të sigurt për të jetuar,
” tha Hekuran Dula./VOA