Koshat e mbeturinave të vendosur në mes të rrugës madje në korsinë e shpejtësisë, mund të kthehen në burim aksidentesh për automjetet.
Drejtuesit e mjeteve shpehen të shqetësuar për këtë problematikë.
“Normalisht se të bezdisin, është burim aksidentesh. Me i pas shtyrë pak më tutje është pak më mirë. Ata zënë rrugën. Janë burim aksidenti për biçikletash, qoftë për motorat, për çdo gjë.”
I gjithë bulevardi “Zhan Dark” është i mbushur me kosha mbetjesh, ndaj të shqetësuar janë edhe qytetarët.
“Duhet të shikohet nga Bashkia. Është burim aksidenti.”
Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë marjen e masave sa më shpejt nga Bashkia e Tiranës, për të parandaluar aksidentet e mundshme.