Një 48-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi ka guajtur me sende të forta infermierin e qendrës shëndetësore.
Shtetasi me iniciale R.Gj., akuzohet për veprën penale “Kanosja”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Klocë, ka kanosur me fjalë dhe ka gjuajtur me send të fortë, infermierin e qendrës shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.