Korça mbulohet nga mjegulla, thirrja për shoferët: Respektoni rregullat

0
Gjigandi

Qyteti i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar tërësisht nga mjegulla.

Në këtë rast qarkullimi i mjeteve këshillohet të bëhet duke respektuar sinjalistikat dhe duke kufizuar shpejtësinë. Mësohet se autoritetet gjithashtu kanë bërë thirrje ndaj drejtuesëve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes, pasi siç shihet edhe nga fotot si pasojë e prezencës së mjegullës mund të ketë devijim të automjetev nga rruga dhe aksidente të rrezikshme.

Ndaj autoritetet kanë bërë thirrje që të mos kryhen manovra shpejtësie deri në përmirësim të kushteve atomsferike.

Korça bie nën periferinë e zonës së klimës mesdhetare të verës së ngrohtë me një temperaturë mesatare vjetore prej 10,4 °C (50,7 °F). Muaji më i ngrohtë i Korçës është gushti me një temperaturë mesatare prej 21,3 °C (70,3 °F). Në të kundërt, muaji më i ftohtë është janari me një temperaturë mesatare prej -0,8 °C (30,6 °F).

Korça merr rreth 766.7 mm (30.19 in) reshje vjetore me minimumin veror dhe maksimumin dimëror. Temperaturat përgjithësisht mbeten më të ftohta se Shqipëria perëndimore, për shkak të lartësisë mesatare të fushës në të cilën ndodhet, por ajo merr rreth 2800 orë rrezatim diellor në vit.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu