Kontributi kundër emigracionit të paligjshëm, vlerësohen 3 punonjës të Policisë së Shtetit

0
Gjigandi

Autoritetet e Home Office të Britanisë së Madhe, kanë vlerësuar me certifikata 3 punonjës të Policisë së Shtetit, për kontributin e dhënë në pikën e kalimit në Dover, kundër emigracionit të paligjshëm.

Në ceremoninë e vlerësimit të punonjësve të policisë, Andi Likaj, Genc Postol dhe Besnik Qevani, e cila u organizua në ambientet e drejtorisë së Policisë së Shtetit, morën pjesë kreu i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin,Saimir Boshnjaku, përfaqësuesja e drejtorisë së Operacioneve Ndërkombëtare në Home Office Carol Hengibottom dhe atasheu britanik në Ambasadën e Britanisë së Madhe, në Tiranë, Ian Byrne.

Vlerësimi me certifikata është rezultat i kontributit maksimal të 3 punonjësve të Policisë, në pikën e kalimit në Dover, për parandalimin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë, në Britaninë e Madhe, nëpërmjet rrugëve ujore, nga Franca.

Falë këtij kontributi, gjatë këtij viti ka pasur ulje të rasteve me 90%. Vlerësimi i 3 punonjësve, në vazhdën e vlerësimeve të partnerëve ndërkombëtarë, për Policinë e Shtetit, për angazhimin maksimal, profesionalizmin dhe besueshmërinë e demonstruar për trajtimin e çështjeve me rëndësi ndërkombëtare si emigracioni i paligjshëm dhe krime të tjera kufitare.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e vlerësimit të 3 punonjësve të Policisë, Boshnjaku dhe Heginbottom theksuan se strukturat e Policisë së Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese britanike do ta çojnë më tej bashkëpunimin e suksesshëm që kanë patur deri tani në betejat e përbashkëta kundër emigracionit të paligjshëm dhe kundër krimeve kufitare në përgjithësi.

RonaTyra

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu