Konflikti në mesnatë në Fushë-Mamurras, dy të plagosur përfundojnë në spital

0
Konflikti në mesnatë në Fushë-Mamurras, dy të plagosur përfundojnë në spital
Gjigandi

Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ndërsa mësohet se të përfshirë në konflikt kanë qenë disa persona. Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva, dhe Kastriot Lleshi, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday”  duke plagosur shtetasit: Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policisë

Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas. Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë,  vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D. Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday”  duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre. Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras,  si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu