Kondili kërkon votën për kreun e SPAK: Kam hetuar çështje nga trafiku i armëve, narkotikëve, te korrupsioni

0
Gjigandi

Edvin Kondili është kandidati i tretë, pas Altin Dumanit dhe Adnan Xholit, që mori fjalën para anëtarëve të KLP, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i SPAK.

Në fjalën e tij, Kondili përmendi disa nga çështjet më të bujshme të që ka hetuar gjatë karrierës së tij.

“Kam formimin, ambicien dhe vullnetin për ushtruar detyrën e kreut të SPAK, sa i përket misionit që ka për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do punoj që kjo prokurori të jetë shembull suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kam punuar si prokuror në vitin 2004, pranë ish-Krimeve të Rënda. Kam 18 vite pa shkëputje si prokuror. 15 nga të cilat pa shkëputje pranë Krimeve të Rënda. Që nga dita e parë, SPAK e deri më sot janë prokuror pranë saj. Përgjatë 18 viteve, kam hetuar e çuar në gjykim një numër të madhe të veprave penale, fokusuar te veprat që kanë të bëjnë me korrupsionin. Në vlerësimin tim cilësisht me sukses, trafikim narkotikësh, trafikim armësh, vrasje të punonjësve të policisë, grupe të strukturuara kriminale, kryerje e vrasjeve me paramendim, krime brenda familjes.

Procedimi penal i hetuar së fundmi, i nisur nga 2019, janë 44 shtetas, 42 nga të cilët në masën “arrest në burg”.

Çështjet penale që kam hetuar, kam përdorur metoda speciale të hetimit, dorëzimin e kontrolluar. Hetimi i këtyre çështjeve ka sjellë sekuestron e sasive më të mëdha të kokainës, ku në njërën prej tyre ka qenë sasia 613 kg, ndërsa në tjetrën më shumë se 100 kg. Në çështjet e hetimeve pasurore mund të përmend rastin e 500 mijë eurove të sekuestruara e më pas të konfiskuara me vendim gjykate. Një rast i vitit 2015, për një të pandehur të akuzuar nga autoritetet franceze për shkak të rolit që ai kishte në një strukturë kriminale në Francë.

RonaTyra

Mund të përmend raste të përfaqësimit të çështjeve penale me numër të madh të pandehurish. Një çështje ishin fillimisht 51 të pandehur. Më pas, pas ndarjes, një prej tyre ishte me 35 të pandehur për trafik të paligjshëm të klandestinëve në SHBA dhe Kanada”, tha Kondili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu