Kompania “4 A-M” e Ardit Metalisë vazhdon të gllabërojë para, 45 mld lekë në 4 vite

0
Gjigandi

Një prej kompanive që ka përfituar më shumë tendera që nga ardhja në pushtet e “ Rilindjes”, është edhe kompania “4 A-M”, e cila ka si pronar Ardit Metaliajn.

Metaliaj i cili është me origjinë nga Tropoja njihet si mik dhe ortak i ngushtë i biznesmenit Bashkim Ulaj. Madje ka zëra se pas kësaj kompanie fshihet vetë Ulaj, por që për të mos rënë në sy, ka vendosur në krye të kësaj kompanie patriotin e tij.

Kompania “4 A-M” rënditet në listën e 10 kompanive që kanë përfituar më shumë para nga buxheti i shtetit për 4 vitet e fundit. Sipas Thesarit, kjo kompani për vitet 2015-2019 ka përfituar nga buxheti i shtetit një shifër super të çmendur prej 45 miliard lekësh.

arditi

Kjo shifër tregon mjaft qartë se sa shumë tendera ka fituar Metaliaj gjatë këtyre 4 viteve të fundit. Sakaq numrin e tenderave më të mëdha të fituara i ka nga Bashkia e Tiranës.

RonaTyra

arditi2

Plot 9 tendera që kapin shifrat e 7 miliardë lekëve, ndërsa institucionet e tjera që i kanë dhënë tendera janë në bashkitë e Tropojës, Lezhës, Mirditës dhe Kamzës. Gjithashtu ka qënë fitues i disa tenderave nga ARRSH-ja.

Por përveç këtyre edhe UKT-ja e drejtuar nga Redi Molla futet në listën e institucioneve që i ka dhënë kësaj kompanie disa tendera me shifra multimilionëshe.

arditi1

Por edhe 2020-ta ka nisur mbarë për tropojanin, pasi ka arritur të fitojë sërish një tender tjetër. Kësaj herë tenderin e ka fituar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për “ Plotësimin dhe zgjerimin e sistemit të monitorimit hidrometeorologjik në Kaskadën e lumit Drin (faza e dytë dhe e tretë). KESH drejtohet tani nga Benet Beci.

ardit-metaliaj

Nga këto punime, Metaliaj do të përfitojë 210 milionë lekë dhe ka një afat 6-mujor për kryerjen e punimeve.

BURIMI: JOQ ALBANIA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu