Komiteti i Bernës kërkoi pezullimin, Rama nxjerr pamjet nga Aeroporti i Vlorës: Do jetë më i madhi në Ballkan

0
Gjigandi

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama u ka uruar ndjekësve ditë të mbarë, shoqëruar me pamjet nga aeroporti i Vlorës.

Sipas tij, Aeroporti i Vlorës do jetë më i madhi në Ballkan dhe këtë vepër e cilëson si nyje strategjike, e cila do ndikojë në fuqizimin ekonomik të vendit.

“Mirëmëngjesi, dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës disa ditë më parëu kërkoi autoriteteve shqiptare të pezullojnë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të ndërmarrin një program gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

RonaTyra

Komiteti i Konventës së Bernës e ka mbështetur kërkesën për autoritetet shqiptare “mbi një vlerësim paraprak të ekspertit, duke e trajtuar çështjen me urgjencë pas ankimimit të organizatës mjedisore shqiptare “Eco Albania” se ndërtimi i aeroportit po përparon me shpejtësi”.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu