Kometa rikthehet për herë të parë pas 50 mijë vitesh, zbuloni se kur mund të shihet me sy të lirë

0
Gjigandi

Për herë të fundit e kanë parë në qiell neandertalët, por tashmë një kometë mund të shihet sërish me sy të lirë.

Kometa e emëruar C/2022 E3 (ZTF) do të kalojë mes Tokës dhe Diellit në ditët e ardhshme dhe mund të shihet me sy të lirë nëse qielli nuk do të jetë i kthjellët dhe nuk do të ndriçohet shumë nga drita e hënës apo dritat e qytetit.

Ndërsa një hënë e plotë mund ta bëjë më të vështirë shikimin e kometës, hëna e re gjatë fundjavës së 21 dhe 22 janarit ofron një shans të mirë për vëzhguesit e yjeve, tha për agjencinë e lajmeve AFP Nicolas Biver, një astrofizikan në Observatorin e Parisit.

Kometa është e përbërë nga akulli dhe pluhuri, dhe rikthehet pranë Tokës për herë të parë pas 50 mijë vitesh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu