Kombëtarja shqiptare ‘pa portier’; Sylvinho në vështirësi

0
Gjigandi

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për fazën kualifikuese të EURO 2024. Problemet për trajnerin e ri vijnë për shkak të formës jo të mirë të portierëve dhe më shumë për minutat që katër gardianët kanë këtë sezon në skuadrat respektive.

Berisha, Strakosha dhe Selmani duket se nuk janë në 100 përqind të formës së tyre, teksa përjashtim bën Kastrati. Sylvinho debuton me Kombëtaren në 24 mars në “Air Albania”, në miqësoren kundër Uzbekistanit, me përballjen që vjen tre ditë para ndeshjes së parë kundër Polonisë në Varshavë për EURO 24.

Kapiteni Etrit Berisha është lënë jashtë grumbullimit nga trajneri i Torinos, me prishtinaliun që duket në një “luftë të ftohtë” për shkak se nuk pranon stolin. Me zero ndeshje këtë sezon, Berisha duket se e ka të vështirë të jetë mes shtyllave të kuqezinjve.

Situatë jo më e mirë edhe për Strakoshën. Thomasi verën e shkuar la Lazion dhe u bashkua me Brentford në Premier League, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje në Kupë dhe nuk ka debutuar ende në kampionat, teksa qëndroi jashtë shumë javë për shkak të një lëndimi. Formë më të mirë po kalon Elhan Kastrati. Portieri i Cittadella-s në Serie B ka luajtur në 26 takime këtë sezon, duke mbajtur portën të pastër në nëntë ndeshje. Me 2.370 minuta në këmbë, nuk është çudi që Kastrati të jetë mes shtyllave në Kombëtare duke lënë pas emra si Strakosha, Berisha dhe Selmani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu