Koha e festimeve ka mbaruar, Lautaro ‘telefonon’ Interin: Më llogarit edhe mua për supersfidën ndaj Napolit

0
Gjigandi

“Ndoshta një telefonatë për të kërkuar disa informacione nuk do të ishte keq. Lautaro telefonon Marco Materazzin, pavarësisht nëse tingëllon mirë apo jo. Duke menduar për atë që ka qenë “Matrix”, çfarë është dhe çfarë mund të jetë. Ish-mbrojtësi është i vetmi lojtar, në mesin e 20 kampionëve botërorë të Interit, që ka fituar dyfishin e ëndrrave të tij.

Radhazi, midis viteve 2006 dhe 2007, ai fitoi një Kupë Bote dhe më pas titullin. Gjërat që nuk reshtni së festuari do të mbahen mend përgjithmonë. Lautaro mund të imitojë Materazzin, dëshiron ta bëjë atë tani. Njëherazi synon të bindë Simone Inzaghin që t’i japë atij një fanellë titullari kundër Napolit, më 4 janar”.

Kështu e nis shkrimin e saj “Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar një telefonate që Lautaro Martinez ka bërë në drejtim të drejtuesve zikaltër. Më tej, prestigjiozja sportive italiane, po për këtë temë, vazhdon:

“Në fakt, Lautaro dëshiron të jetë titullar me patjetër ndaj Napolit dhe kjo gjë, edhe pse shihet si e vështirë, nuk është e pamundur. Të premten, më 30 dhjetor, Lautaro Martinez do të zhvillojë stërvitjen e parë me Interin dhe nuk do të humbasë ditë të tjera.

Janë pesë stërvitje në total deri te ndeshja e parë e Interit për rifillimin e fazës së dytë të Serie A ndaj Napolit. ‘El Toro’ madje ka telefonuar Interin ditën e djeshme përsëri, edhe pse kishte pasur goxha kontakte gjatë festës së fitmit të Botërorit. Ai ka siguruar se është shumë mirë, në gjendje optimale sportive dhe totalisht i motivuar për rifillimin me Interin.

RonaTyra

Madje, ai ka paralajmëruar se do të kthehet në Milano me qëllimin për të luftuar për një vend titullari në formacionin zikaltër, menjëherë ndaj Napolit. Ai është shumë thelbësor për Interin. Nëse Lukaku do të jetë në fushë dhe do të ndihet mirë, Inzaghi mund ta mendojë seriozisht.

Për më shumë, ai ka kujtime shumë të mira me Napolin: katër gola i ka shënuar në kampionat dhe njëri ka ardhur në kohën shtesë, në fitoren 1-0 të Interit më 2018, që mbahet ende mend nga tifozët zikaltër. Sot është bërë një pasuri ekonomike dhe teknike për Interin, sepse emri i Lautaro del në pah gjithmonë sa herë flitet për merkaton.

Por argjentinasi gjithmonë ka thënë se në Milano ka gjetur dimensionin e tij ideal në terma jete, familjeje dhe pune. Tashmë ndihet vërtet mirë dhe mezi po pret të rikthehet në Milano për të dhënë ndihmën e tij në fushë. Edhe përballë zërave të javëve të fundit, ai nuk dëshiron t’ia dijë dhe ka konfirmuar sërish se mendon vetëm për Interin.

E ka bërë këtë nëpërmjet agjentit të tij, që ka dalë publikisht në media. Prandaj, Lautaro Martinez mezi po pret të kthehet në Milano dhe paralajmërimi ka qenë i qartë: më llogarisni edhe mua për Napolin. Koha e festimeve ka përfunduar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu