Gjendet i pajetë një emigrant i paligjshëm në kufi me Greqinë.
Burime konfirmojnë se emigranti i kombësisë siriane, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, afër me kufirin grek.
Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.
Viktima është rreth moshës 40-45 vjeç.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.
j.l./ ABC24.AL