Një 21-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi u kap duke vjedhur një motoçikletë.
Uniformat blu raportojnë se i riu kishte kryer 4 vjedhje në zona të ndryshme të Durrësit ku ndër to janë 4 motomjete dhe 1 televizor.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë e vëniën përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, si dhe bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:
-F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:
- Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;
- Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;
- Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas