“Kisha frikë se do më linte”, gruaja e Shefki Kurtit bën rrëfimin e frikshëm: E godita me sëpatë, pastaj me thikë se priste më mirë

0
Gjigandi

Vrasja makabre e 71-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti nga bashkëshortja e tij, ka tronditur opinionin publik në Itali.

Nadire Kurti, ka rrëfyer se e ka vrarë 71-vjeçarin duke e goditur me sëpatë dhe duke i ndarë trupin në pjesë. Në tentativë për të fshehur krimin mësohet se autorja e ka hedhur trupin e copëtuar në ujërat e lumit Adigetto në muajin korrik.

Pas arrestimit ajo ka treguar para autoriteteve të gjithë skenën horror, duke pretenduar se arsyeja e masakrës ishte sepse e dhunonte dhe se donte të ndahej prej saj, për të sjellë në banesë të dashurën e tij.

Por, sipas mediave italiane e gjitha kjo ishte një fantazi në mendjen e gruas nga Shqipëria.

“Ai donte të më linte dhe më pas të merrte të dashurën e tij në banesën tonë”, mësohet të ketë thënë ajo para efektivëve të policisë.

RonaTyra

“E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë për disa vite. Më godiste me grushte, më tha se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste. Ai kishte dikë tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptar që donte 90 mijë euro. Më pas më kërcënoi me thikë, dhe më tha se do të më vriste. Pastaj shkoi të flinte në klubin e natës, që drejtonte dikur”, ka thënë ajo.

Edhe pse fjalët e saj nuk merren në konsideratë si të besueshme, policia po përpiqet të kuptojë nëse në këtë rrëfim mund të ketë detaje të vërteta. Sipas hetuesve, krimi është inskenuar mes 21 dhe 22 korrikut.

“Atë ditë e vrava… i thashë të ikte me gruan tjetër por, ai më goditi dhe unë mora sëpatën që presim dru. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për t’u mbrojtur nga hajdutët. I dhashë një goditje dhe më pas i dhashë më shumë, derisa vdiq. Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë. Meqenëse ishte shumë i rëndë, e copëtova në disa pjesë. Përdora sëpatën, por më pas mora një thikë se priste më mirë. Në fund, pastrova gjithë shtëpinë nga gjaku, prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”, rrëfen ajo.

Kujtojmë se çifti shqiptar ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa kanë qenë ata të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e të atit. Autorja e krimit ndodhet në psikiatri ndërsa hetimet janë ende në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu