Kinë/ 80 për qind e popullsisë është infektuar me koronavirus

0
Gjigandi

Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze.

Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak shanse të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID. Por, disa ekspertë kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe shumë vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen COVID-19 si shkaktarin e vdekjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu