Kiara zbulon çfarë e bëri të dashurohej me Luizin

0
Gjigandi

 

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”. Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”. Kiara ka treguar edhe se çfarë e bëri të dashurohej me Luizin.

“Më ke kapur në pikën e dobët sepse njerëzit që kanë humor me bëjnë të ndihem mirë dhe ti kishe shumë humor dhe ishe i vendosur në gjerat që doje, e dije se çfarë doje dhe jo i lëkundur dhe kjo më bëri të dashurohesha me ty…”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu