Kiara xheloze për Luizin? Olta: U mërzite se zgjodhi Efin!

0
Gjigandi

Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big Brother”.

Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.

Biseda mes tyre:

Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta

Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty

RonaTyra

Kiara: Për Zotin jo

Olta: O Kiara është normale.

Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty

Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?

Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!

Olta: Pse u mërzite pra?

Kiara: Isha e ngarkuar o Olta

Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin

Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…

Ndërkohë ditën e sotme Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrint Imerin. Në një bisedë me Armand Kllogjerin, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu