Këto kombinime të shenjave të zodiakut tregojnë arsyet pse nuk kuptohen dy brezat

0
Gjigandi

Në të shumtën e rasteve, njerëzit e përdorin astrologjinë si test për të parë se sa përshtaten apo jo me partnerin/en e tyre. Në fakt, diçka e tillë funksionon për të gjitha raportet njerëzore. E keni menduar se shkak për raportin që ke me nënën tënde është shenja e saj (ose e jotja) e horoskopit?

Disa shenja të zodiakut thjesht nuk përshtaten me disa të tjera. Nëse ti je shenjë zjarri do ta kesh shumë të vështirë të merresh vesh me nënën tënde të shenjës së Tokës. Pa e zgjatur më shumë, hidhini një sy kombinimeve më të këqija “nënë-bijë” të horoskopit.

1. Dash-Virgjëreshë

Dashi është shenjë zjarri kurse Virgjëresha Toke. Kështu, raporti mes të dyjave nuk do të jetë dhe aq i thjeshtë. Virgjëreshat zgjedhin të presin derisa të piqen kushtet para se të hedhin një hap, kurse Dashi jo. Një mama Dash mund ta bëjë vajzën Virgjëreshë të ndihet në presion, kurse një vajzë Dash do të ndihet e ndrydhur nga mami Virgjëreshë që analizon gjithçka.

2. Demi -Shigjetar

RonaTyra

Një Dem është i orientuar nga siguria, kurse Shigjetari zgjedh aventurën dhe shpirtin e lirë. Një vajzë Dem do të ndjejë mungesën e përkushtimit që ka nevojë nga një mama Shigjetar për t’u ndjerë e sigurtë. Kurse një vajzë Shigjetar e ka kaq shumë të nevojshme t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së saj, gjë që s’do t’i pëlqente mamit Dem.

3. Binjakë-Akrep

Binjakët janë njerëz të llogjikshëm dhe të orientuar drejt komunikimit.Akrepët nga ana tjetër njihen si shenja më e thellë dhe enigmatike e horoskopit. E kuptoni pse s’merreni vesh?

4. Gaforre-Shigjetar

Gaforret janë të dhënë pas familjes dhe guackës së tyre kurse Shigjetari jeton për liri. Një mama Gaforre do ta merrte shumë personale dëshirën e Shigjetarit për liri dhe do ta lodhte veten me qindra pyetje të kota.

5. Luani- Bricjapi

Luanit i pëlqen qejfi, lojërat dhe do të gjejë patjetër një mënyrë për ta shprehur veten. Bricjapi nga ana tjetër është i strukturuar dhe tradicional. Kjo e bën shumë sfiduese marrëdhënin nënë-fëmijë të këtyre shenjave.

6. Virgjëresha- Ujori

Virgjëresha dhe Ujori e kanë të vështirë të kuptohen sepse njëra do konfirmim kurse tjetra s’e ndjen të nevojshme. Një Virgjëreshë kërkon t’i njihet sjellja e mirë apo një punë e bërë siç duhet, kurse Ujorët janë rebelë dhe s’kanë nevojë për aprovimin e askujt për të bërë diçka.

7. Peshqit-Luani

Luanët janë shenjë zjarri që vdesin për vëmendje dhe shumë dashuri.Peshqit nga ana tjetër janë emocionalë dhe duan kohë të rrinë vetëm. Nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe prandaj herë pas here ndeshen me keqkuptime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu