Bujaria është një virtyt i rëndësishëm si për burrat ashtu edhe për gratë, pasi shpesh tregon se dikush është i gatshëm të investojë në marrëdhëniet e tij me të tjerët jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht.
Luani
Luanët duan të jenë “të mëdhenj” në çdo gjë që bëjnë. Edhe pse u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, ata duan të ndajnë vëmendjen që marrin me njerëzit për të cilët interesohen. Ai është një nga meshkujt që duan të konfirmojnë lumturinë e partneres së tyre.
Shfrytëzojnë çdo ditë në maksimum dhe çdo pushim romantik vetëm për ta bërë partneren të buzëqeshë. Çdo Luan dëshiron që partnerja të kalojë sa më mirë. Ai nuk do të ndalojë së ofruari me gjithë zemër dhe të sigurohet që partnerja e do dhe e adhuron.
Peshorja
Kjo shenjë mund të bëhet aq bujare dhe e dobishme sa ndonjëherë tregon se harron që të kujdeset për veten. Pavarësisht nëse del me dikë rastësisht apo është plotësisht i dashuruar, ai do të punojë shumë për t’i përmbushur dëshirat partneres së tij.
Një persn i kësaj shenje do të jetë jashtëzakonisht i lumtur të diskutojë me partneren se çfarë mendon apo ndjen. Ai është bujar me kohën dhe vëmendjen që i kushton dhe përpiqet që të asnjëherë të mos ndihet vetëm.
Gaforrja
Gaforrja ka një zemër të madhe sa oqeani. Meshkujt që i përkasin kësaj shenje janë të dashur dhe të sjellshëm dhe tepër bujar me personin që duan. Qoftë me komente pozitive verbale apo veprime, këta persona dëshirojnë që të tregojnë se si ndihen.
Këtyre personave iu pëlqen që të kujdesen për të tjerët dhe të jenë gjithmonë pranë partneres së tyre që është e stresuar dhe e shqetësuar. Të njohur për ndjeshmërinë e tyre, ata janë emocionalisht bujarë dhe gjithmonë gjejnë kohë për të kuptuar njeriun e zemrës.