Këshilla diete për gastrit dhe ulçerën e stomakut

0
Këshilla diete për gastrit dhe ulçerën e stomakut
Gjigandi

Asnjë dietë specifike nuk mund të trajtojë gastritin, por konsumimi i ushqimeve të caktuara mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave ose t’i mbajë ato nga përkeqësimi.

Përshembull, ndryshimet në dietë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mukozës së stomakut dhe menaxhimin e inflamacionit.

Ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e gastritit

Çaji jeshil dhe frutat dhe perimet e freskëta mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga gastriti. Këto janë burime të mira të antioksidantëve, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe sëmundjeve duke reduktuar nivelet e komponimeve të paqëndrueshme të quajtura radikale të lira në trup.

RonaTyra

Ushqimet që mund të ndihmojnë në reduktimin e gastritit dhe formimit të ulçerës përfshijnë:

Lakra

Lakra është një ilaç shumë i mirë për ulcerën në stomak. Duke qenë një ushqim që përmban acid laktik, lakra ndihmon të prodhojë një amino acid që stimulon rrjedhjen e gjakut në aparatin tretës. Kjo nga ana tjetër ndihmon në forcimin e muskujve të stomakut dhe shërimin e ulçerës.

Kokos

Kokosi është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak për shkak të cilësive të tij antibakteriale. Për më tepër, qumështi kokosit dhe uji i kokosit kanë gjithashtu veti anti-ulçerë.

Banane

Për trajtimin e ulçerës së stomakut, si bananet e pjekurura dhe të papjekura janë shumë të efektshme. Ekzistojnë disa komponentë antibakterial të bananes që pengojnë rritjen e ulçerës.

Këshilla dietike

Ndryshimet e mëposhtme dietike mund të ndihmojnë në parandalimin ose menaxhimin e gastritit:

Hani pak, por shpesh: Ngrënia e pesë ose gjashtë vakte më të vogla gjatë ditës në vend të tre vakte të mëdha mund të ndihmojë në uljen e prodhimit të acidit në stomak.

Menaxhoni peshën: Mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të gastritit. Një mjek mund të ndihmojë në zhvillimin e një plani për humbje peshe për të zvogëluar rrezikun e gastritit dhe çështjeve të tjera shëndetësore të lidhura.

Pyesni një mjek për suplementet: Disa suplemente dietike, të tilla si acidet yndyrore omega-3 dhe probiotikët, mund të pakësojnë ndikimin e gastritit./ Medical News Today

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu