Keni humbur patentën për shkak të shkeljeve? DPSHTRR me “dorë të hekurt”: S’ka shpëtim! Rikthehuni në…

0
Gjigandi

DPSHTRR ka dalë me një paralajmërim të fortë për të gjithë ata persona që kanë humbur patentën.

Përmes një njoftimi zyrtar, DPSHTRR njofton se për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë, brenda një afati 30 ditor.

Njoftimi i Plotë:

Mesazh i FORTË për humbësit e të gjitha pikëve të leje drejtimit, ata që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Sot DPSHTRR priti 13 rastet e para, u paraqitën vetëm 6 aplikantë dhe që të 6-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!

S’ka shpëtim përveçse riedukimit! Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu