Këlliçi protestoi për vendimin e Institutit të Ndërtimit për pallatin në rr. Myslym Keta, Veliaj: “Nuk merrem me pajtime familjare, nuk jam zonja Eni, por kryetari i Bashkisë”

0
Gjigandi

Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë.

“Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje për zonjën Eni, nuk janë detyrë e kryetarit të Bashkisë. Shumë prej këtyre politikanëve bëjnë të njëjtën gjë që bënë edhe në Thumanë. Në Thumanë, pas tërmetit të shtatorit, patëm disa problematika dhe menjëherë erdhi tërmeti i nëntorit. Ishin këta që thanë i vrau shteti. Pse nuk i nxorët ju edhe pse njerëzit nuk donin të dilnin, pse nuk i nxorrët ju, edhe pse dëmet ishin më të vogla se sa tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, është Lulzim Basha i radhës, që përdoret për t’i hedhur hi syve të qytetarëve.

“Kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës është thjesht Luli i radhës, që duhet të përdoret mish për top edhe për t’í hedh hi syve të njerëzve. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më rezulton se kanë bërë njeri me shtëpi. Më rezulton se Edi Rama, Erion Veliaj dhe shumë kolegë të tjerë bashkiakë, kanë bërë mijëra njerëz me shtëpi. Ai që ka bërë 1 mijë shtëpi mund të bëjë edhe 1001. Ata që kanë shtuar shtëpitë e tyre, si bëri Saliu me Lulin dhe Iliri me Monikën gjatë pandemisë dhe kohës së tërmetit ku meazallah se ndihmuan një njeri, nuk mendoj se janë shpresa. Kushdo të kandidojë për ta është thjesht një fotokopje dhe një Luli i radhës. Por, siç thashë, këto janë muhabete familjare, këto janë për emisione të tjera”, tha Veliaj.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu