Marrëdhëniet në distancë kërkojnë një impenjim të rëndësishëm për sa i përket besimit, organizimit dhe komunikimit. Nëse marrëdhëniet në distancë janë më të vështira për t’u menaxhuar, kjo s’do të thotë që s’mund të funksionojnë. Ja si t’ia dilni:
Duhet të vendosni një ‘datë skadence’
Që një marrëdhënie në distancë të funksionojë çifti duhet të vendosë një datë përfundimi të kësaj largësie. S’ka rëndësi sa e gjatë do të jetë periudha në të cilën do të qëndroni larg njëri-tjetrit, e rëndësishme është të vendosni një ‘countdown’, një datë simbol të një fillimi të ri. Në këtë mënyrë mund të flisni për projektet e përbashkëta për t’i realizuar më pas hap pas hapi.
Përqendrohuni tek konsolidimi në çift
Marrëdhëniet në distancë të cilat funksionojnë janë ato në të cilat fazat kur gjërat vihen në diskutim kanë përfunduar. Nëse njihni defektet e tjetrit, gjërat që ju bëjnë të ndryshuam dhe keni vërtetuar se partneri juaj është i duhuri, atëherë s’duhet të frikësoheni nga distanca. Tashmë keni arritur një ndërgjegjësim të rëndësishëm që duhet të veprojë në momentet e ‘jo’.
Krijoni një rutinë të përbashkët
Gjatë kohës që do të jeni larg, nuk keni zgjidhje tjetër përveçse t’i përshtateni situatës. Keni vendosur (së bashku) që ajo është zgjedhja më e mirë dhe tashmë duhet të përvishni mëngët pavarësisht distancës. Mund të jetë e dobishme për ju të krijoni momente fikse për të komunikuar dhe bashkëndarë disa evente gjatë ditës.
Jetojeni si një periudhë pozitive (jo si makth)
Për të përfituar sa më shumë nga kjo periudhë shkëputjeje duhet ta pranoni siç është: një periudhë tranzicioni në të cilën do të jeni në gjendje të njihni karakteristikat partnerit që nuk do të kishit mundësinë t’i shihnit.