Katar/ Vdes roja i sigurisë në stadiumin ku do të luhet finalja!

0
Gjigandi

KATAR – Nuk ndalen fatkeqësitë në Katar.

Në stadiumin “Lusail” do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës në futboll dhe pikërisht në atë stadium ka rënë dhe ka humbur jetën një roje sigurie.

Bëhet fjalë për, John Njao Kibiu i cili ka rënë të shtunën, ndërsa tri ditë më vonë ka ndërruar jetë në repartin e terapisë intensive, thuhet në njoftimin e organizatorëve të Botërorit.

Ekipet mjekësore të stadiumit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë para se të transferohet me ambulancë në reanimacionin e spitalit Hamad- thuhet në njoftim.

Një hetim për vdekjen e tij është në vazhdim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu